


Një ngjarje tragjike është shënuar në orët e parë të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku një person ka humbur jetën brenda banesës së tij.
Rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm, policia është njoftuar se në një banesë në katin e tretë të një pallati në rrugën “Frosina Plaku”, ka rënë zjarr.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, ku nga verifikimet paraprake rezulton se në rrugën “Frosina Plaku”, ka marrë flakë rezistenca ngrohëse dhe si pasojë e tymit të shkaktuar është asfiksuar dhe ka gjetur vdekjen Spiro Ndino, 85 vjeç, i cili jetonte i vetëm.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rezistenca e ngrohjes, dhe në trupin e të moshuarit nuk ka shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe aktualisht po kryen veprimet e rastit për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





