
Një burrë nga Korça e kishte të pamundur të pranonte fundin e lidhjes me bashkëjetuesen e tij, ndaj nuk pyeti për vendim gjykate dhe shkoi drejt saj.
Pavlo Veis, 55 vjeç, banues në Korçë, gjatë mbrëmjes së djeshme, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij shtetases B.B., 40 vjeçe, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje për shkak të dhunës së pësuar prej tij.
Mësohet se pasi ka debatuar me të, ai është larguar me mjetin tip “Nissan” me targa greke ZMP5199.
Veis është ndaluar nga ana e policisë, në lagjen nr.7 në Korçë, ku është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Kjo bëri që 55-vjeçari të vihet në prangat e policisë, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme në ngarkim të tij, materialet i kaluan Prokurorisë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





