Transmetuar më 04-01-2018, 17:35

Ai njihet si një prej bosëve të krimit në Serbi, dhe është vrarë mes datës 1 dhe 2 janar të fillimvitit.

Davorin Baltiç, 41 vjeç, qytetar malazez nga Nikshiçi, u vra në Beograd, teksa mësohet se ai ka lidhje me klanin e ashtuquajtur "Kavaç".

Ai ishte duke ecur me një makinë në komunën qendrore të Vracarit. Ai u qëllua për vdekje nga dy persona, të cilët hapën zjarr në drejtim të tij, me një armë tip kallashnikov.

Ata qëlluan me 60 plumba, mos i dhënë asnjë shpresë për mbijetesë, shkruan e përditshmja Vecernje Novosti.

Mediat serbe shkruajnë se Baltiç ishte anëtar i klanit "Kavaç", dhe se vrasja e tij ishte e mirorganizuar.

Baltiç është kërkuar nga policia malazeze për vrasjen e ish-deputeti të Aleancës Liberale, Sasha Markoviç në Budva, në prill të vitit 2015.

Pas vrasjes së ish-deputetit, Baltiç u largua për në Serbi, megjithëse organet e hetimit atje nuk kanë gjetur prova të mjaftueshme për përfshirjen e tij në vrasje.

Përveç disa vrasjeve, konfliktet midis klane kanë nisur në vitin 2014, pas humbjes së një ngarkese kokaine prej më shumë se 200 kg, e cila i përkiste klanit "Kavaç".

Në këtë luftë, 20 persona janë vrarë, përfshirë edhe viktima të pafajshme. Në shumicën e rasteve, vrasësit nuk janë gjetur, dhe në disa raste të tjera, vetëm ndihmësit e tyre. /k.k/noa.al/