




Brigjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë ditëve të fundit janë goditur nga një i ftohtë i paprecedentë. Temperatura nën zero dhe erëra të forta, në zonën e Midwest, ku termometri ka shënuar të ftohtin ekstrem në -42 gradë celsius.
Edhe Cape Cod, zonë e njohur bregdetare për pasurinë e madhe nën ujore, është përfshirë nga rrymat arktike, aq sa ka bërë që uji i detit të ngrijë, duke prekur edhe gjallesat në thellësi.
Kështu peshq dhe gjallesa të ndryshme kanë ngrirë, si të ishin futur në një frigorifer gjigant. Po ashtu, siç mund të shihni në fotografitë që Noa.al sjell në galeri, edhe katër peshkaqenë janë gjetur në breg të ngrirë.
Të gjatë deri në 4 metër, peshkaqenët, u morën për t’u studiuar nga biologët e Atlantic White Shark Conservancy në bashkëpunim me NOAA Fisheries Service dhe Massachusetts division of Marine Fisheries.
Peshkaqenët tamam si të konservuar, shfaqnin shenja të dukshme ngordhje, si pasojë e ngrirjes. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





