Transmetuar më 04-01-2018, 13:48

Janë të shumtë rastet kur jeni në dietë. Ju qëndroni larg brumërave, pijeve të gazuara dhe përsëri ndiheni të fryrë. Por ashtu siç ndodh shpesh në ditë festash të gjithë i thyejmë rregullat dhe lëmë mënjanë dietat.

Por ndodh që konsumimi i tepërt i këtyre ushqimeve pa u vënë veshin na shkaktojnë ndjenjën e fryrjes gjë që na bën të mos ndihemi rehat. Për të eliminuar këtë gjendje mjafton të ndiqni këto 7 rregulla nga dietologia Rolina Naço:

1. filloni ditën me 1 gotë ujë të vakur dhe pas 20-30 minuta konsumoni mëngjesin

2. mos harroni të ushqeheni me vaktet e vogla dhe të shpeshta

3. eleminoni konsumin e kripës dhe sheqerit për këto ditë, duke e zëvendësuar me erza si rigon, kurmuma,piper të kuqe, hudhër dhe kanellë 

4. shtoni konsumin e ujit 5-8 gota ujë në ditë

5. 2-3 gota caj hibiskus ose çaj jeshilë

6. shtoni aktivitetin këto ditë ecje, vrape, kërcim etj

7. mirë do të ishte që vakti i fundit të ketë një distance prej 12 oresh me vaktin e parë të ditës së nesërme.