
Një person i ka dhënë fund jetës tragjikisht, teksa pas festës së Vitit të Ri, kishte shkuar për vizitë tek vëllai i tij.
Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Iliras të Memaliajt, ku një burrë 52 vjeç, i ka dhënë fund jetës me fostoksinë.
Gjatë ditës së djeshme, e mërkurë 3 janar, në banesën e shtetasit R.Kalemi 58 vjeç, është gjetur nga familjarët i vdekur pa shenja dhune, vëllai i tij Nasip Kalemi, 52 vjeç.
Viktima i cili prej disa vitesh jetonte në Fushë Krujë, kishte shkuar për vizitë tek vëllai i tij pas festës, ku dhe kreu aktin e rëndë.
Nga veprimet e kryera rezulton se 52-vjeçari, është vetëhelmuar me fostoksinë, mbetje të së cilës janë gjetur edhe pranë trupit të pajetë.
Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që dëshmia e familjarëve pritet të hedhë më shumë dritë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al
Foto ilustruese
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





