Transmetuar më 04-01-2018, 12:39

Dy djemtë e Azem Hajdarit, Kirijan Hajdari 32 vjeç dhe Azem Hajdari 19 vjeç, janë vënë në prangat e policisë.

Arrestimi i tyre u bë më 2 janar, pasi rezultonin të shpallur në kërkim për plagosje.

Ndalimi i tyre u bë në pikën e kalimit kufitar në Muriqan, të akuzuat se kanë rrahur një person.

Më konkretisht vëllezërit Hajdari akuzohen se kanë rrahur një person i identifikuar si Mikel Margjeka në fund të muajit dhjetor në një lokal në Tiranë, duke u ndaluar nga policia.

Por me kërkesë të Prokurorisë, ata janë lënë sërish të lirë, ndërsa hetimet ndaj tyre janë në vijim.

Policia tha zyrtarisht se, “Më datë 02.01.2018, në PKK Muriqan, u kapën vëllezërit shtetasit A.H., 19 vjeç dhe K.H., 32 vjeç banues në Tiranë, të shpallur në kërkim për

veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, neni 89 i Kodit Penal. Pas konsultimit me Prokurorin dhe kryerjes së veprimeve proceduariale u lanë në gjendje të lirë. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd