Transmetuar më 04-01-2018, 12:24

Veriu i Shqipërisë është goditur nga lëkundje të forta tërmeti paraditen e sotme, ndërsa ato janë ndjerë edhe në Tiranë dhe zonat përreth.

Tërmeti u regjistrua rreth orës 11:46 minuta. Mësohet se forca e tërmetit ka qenë 5.4. ballë e shkallës rihter. 

Ndërsa sipas informacioneve paraprake dyshohet se epiqendra të ketë qenë 12 kilometra në verilindje të Vermoshit.

Mësohet se tërmeti është ndjerë edhe në Kukës, Shkodër e Dibër, ndërsa deri tani nuk raportohet për dëme materiale.

Në një raportim të fundit mësohet se lëkundje tërmeti janë ndjerë edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd