Transmetuar më 04-01-2018, 12:10

Dy makina janë përfshirë në një aksident paraditen e sotme, rreth orës 11.00, në aksin rrugor Maqellarë-Shupenzë, me pasojë dy të plagosur.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivët e policisë, ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se në vendin e quajtur “Rotonta”, është përplasur mjeti tip “Benz” me drejtues Gj.M., banues në Gjoricë, Bulqizë me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin G.M., banues në Bllatë, Dibër.

Për pasojë ka mbetur i plagosur pasagjeri B.Xh., 50 vjeç, banues në Gjoricë, që udhëtonte me mjetin tip “Benz”, si dhe drejtuesi i mjetit tip “Opel” G.M., 32 vjeç.

Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Peshkopisë dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

Sakaq grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd