
Nga festat e Vitit të Ri deri tek Dita e Flamurit dhe lejet vjetore, shqiptarët kanë 42 ditë pushimi të paguara. Sipas Kodit të Punës në Shqipëri janë 28 ditë pune leje vjetore, ose katër javë.
Ndërsa festa zyrtare numërohen 14. Ditët kur festat zyrtare përkojnë të dielën, e hëna është ditë pushimi. Në përgjithësi kompanitë e mëdha private i respektojnë ditët e pushimit, sikurse edhe administrata publike.
Megjithatë në Shqipëri bizneset private nuk e respektojnë tërësisht kodin e punës dhe jo të gjithë punonjësit e marrin të plotë lejen vjetore prej 28 ditësh (kryesisht jepen dy javë), ndërsa shumë prej tyre detyrohen të dalin në punë edhe gjatë fundjavës.
Në ditët e festave dhe pushimit punojnë edhe të vetëpunësuarit, që përbëjnë rreth një të tretën e totalit të të punësuarve në sektorin privat.
Me 42 ditë pushimi në vit, shqiptarët renditen në mesataren e vendeve të Europës.
Kalendari i festave zyrtare për vitin 2018
01 dhe 02 Janar Festat e Vitit të Ri
14 Mars Dita e Verës
22 Mars Dita e Nevruzit
01 Prill E diela e Pashkëve Katolike
08 Prill E diela e Pashkëve Ortodokse
01 Maj Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
15 Qershor Dita e Bajramit të Madh
21 Gusht Dita e Kurban Bajramit
19 Tetor Dita e Lumturimit të Nënë Terezës
28 Nëntor Dita Flamurit dhe e Pavarësisë
29 Nëntor Dita e Çlirimit
08 Dhjetor Dita Kombëtare e Rinisë
25 Dhjetor Krishtlindjet
*Në rastet kur festat zyrtare bie në ditët e pushimit javor (e shtunë ose e diel), dita e hënë është ditë pushimi.
**Shënim: Data e festave të Kurban Bajramit dhe Bajramit të Madh mund të ndryshojë sipas kalendarit hënor.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





