Transmetuar më 04-01-2018, 07:31

Personazhi i The Simple Life konfirmoi fejesën me DJ Chris Zylka në Instagram, në 2 janar, pas tetë vitesh që njiheshin dhe dy vitesh që kishin një histori.

Lajmin e fejesës së saj me Chris Zylka e ka bërë të ditur vetë Paris Hilton në rrjetet sociale, e cila ka postuar një foto gjatë udhëtimit të tyre në Aspen të Colorados.

Në foton e postuar, Hilton shkruan: “Thashë PO. Jam shumë e lumtur për fejesën me dashurinë e jetës sime. Shoku im më i mirë dhe më përfekti për mua. Ndjehem vajza më me fat në botë. Ëndrra ime u bë realitet!”

Zylka i propozoi kur ishin duke pozuar për foto, në mal, duke i dhuruar atë që mund të jetë unaza më e madhe që kemi parë, e vlerësuar 20 karatë dhe me një çmim  afërsisht 2 milionë dollarë.

Ditët e para të vitit 2018 e kanë gjetur me unazë në gishtin e fejesës 36-vjeçaren, ku guri i madh shënjon fejesën e tretë të Paris Hilton. /b.l/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd