Transmetuar më 02-01-2018, 19:40

Mërgim Mavraj mund të lërë Gjermaninë dhe të nisë një aventurë të renë Turqi, teksa për futbollistin e Kombëtares ka një ofertë të mirë, por gjithçka është në dorë të Hamburgut, që për kartonin e tij ka paguar te Këlni.

Sipas asaj që raporton “sporx.com” thuhet se për Mavrajn është gati një ofertë 1.5 deri në 2 milionë euro për kartonin e tij, si dhe zbulohet edhe paga që i ofrohet qendërmbrojtësit.

Fenerbahçe ka programuar edhe ofertën për pagën e Mavrajt, që shkon në vlerën e 1.7 milionë eurove.

Te Hamburgu Mavraj së bashku me Papadopulos shpesh ka marrë kritika dhe një aventurë e re për të nuk do të ishte surprizuese, edhe pse gjithë karrierën e tij e ka përqendruar në Gjermani.

Mërgim Mavraj konsiderohet si shtylla e mbrojtjes në Kombëtaren shqiptare.