
Dy policë janë pezulluar në Nju Jork të enjten, pasi nuk kishin marrë në konsideratë thirrjen e një gruaje, e cila telefonoi për ndihmë.
Pas një ore, ajo u gjet e vdekur.
Të dy policët janë me përvojë 11-vjeçare, dhe nuk është e qartë se përse e injoruan telefonatën.
Tonie Wells, viktima 22-vjeçe nga Bruklini, ka telefonuar në numrin 911, për të denoncuar bashkëshortin e saj, Barry Wells 29 vjeç, pasi kishte sjellje të çuditshme.
Pas saj, edhe fqinjët telefonuan policinë sepse dëgjuan të bërtiturat e vajzës së tyre, vetëm 2-vjeçe.
Por, kur erdhën policët, ishte shumë vonë. Në fund të shkallëve ishte shtrirë trupi i gruas 22-vjeçare, me të nxira në fyt, dhe vajza e saj duke qarë mbi trupin e nënës.
Burri i saj, Barry Wells, aktualisht gjendet në polici duke u marrë në pyetje, por kundër tij ende nuk është ngritur ndonjë akuzë. /k.k/noa.al/