Transmetuar më 29-12-2017, 19:33

Pak pas grabitjes së një banke të nivelit të dytë në Laç, dalin pamjet e vjedhjes nga tre persona.

Në videon e publikuar nga ReportTv, shihen qartë tre grabitësit, që nga këto pamje duket e vështirë identifikimi i tyre.

Sipas të dhënave parapake, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:36, ku persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur nën kërcënimin e armës një bankë të nivelit të dytë.

Sipas policisë, autorët, ende të paidentifikuar, kanë thyer xhamin e njësisë së  Bankës dhe kanë marrë një sasi parash të cilat ishin në përpunim nga punonjësit e bankës.

Autorët janë larguar me shpejtësi me një automjet, ndërsa nuk dihet ende shuma e grabitur. /k.k/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd