
Policia e Kurbinit ka dhënë detajet e para lidhur me grabitjen e armatosur që ndodhi pasditen e kësaj të premte.
Sipas të dhënave parapake mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:36, ku persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur nën kërcënimin e armës një bankë të nivelit të dytë.
Sipas policisë, autorët, ende të paidentifikuar, kanë thyer e njësisë së Bankës dhe kanë marrë një sasi parash të cilat ishin në përpunim nga punonjësit e bankës.
Autorët janë larguar me shpejtësi me një automjet., ndërsa nuk dihet ende shuma e grabitur.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë nisur menjëherë hetimin duke ngritur pika kontrolli nëpër të gjithë qytetin me qëllim arrestimin e grabitësve.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak
Më datë 29.12.2017, rreth orës 16:36, në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Laç ka rënë alarmi i nje Banke te Nivelit të Dytë, dega Laç.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar tek Banka, ku kanë konstatuar se:
Persona akoma të paidentifikuar nën kërcënimin e armës dhe të maskuar, pasi kanë thyer xhamin e njësisë së Bankës, kanë marrë një sasi parash të cilat ishin në përpunim nga punonjësit e bankës dhe janë larguar me një automjet. Paraprakisht mesohet se nuk ka persona të lënduar.
Janë organizuar dhe ngritur pika të shumta kontrolli, vijon krehja e zonës për kapjen dhe arrestimin e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (e.c/noa.al)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





