Transmetuar më 29-12-2017, 17:24

Një bankë e nivelit të dytë ka rënë pre e grabitjes gjatë pasdites së sotme në qytetin e Laçit.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit ku persona të maskuar dhe me armë kanë hyrë në ambientet e bankës.

Paraprakisht mendohet se është marrë një shumë e konsiderueshme parash.

Gjithsesi nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia ka mbërritur në bankën ku ndodhi grabitja.

Dyshohet se grabitësit kanë përfituar nga momenti kur policia e Kurbinit, ndodhej në festën e fundvitit.

Pritet që kamerat e sigurisë, të ndihmojnë më shumë në zbardhjen e kësaj ngjarje. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd