Transmetuar më 28-12-2017, 20:15

Një  qytetar nga Vlora ka humbur kontaktet me familjarët e tij gjatë ditës së sotme.

Situata shqetësuese bëri që të denoncohej humbja e kontaktit me 67 vjecarin, shkruan VloraNews.

Nisën kërkimet në vendet që përshkonte zakonisht zotëria, pasi ai rrinte shpesh te sheshi i Flamurit.

Qytetari quhet Fetah Canaj, por e bija thotë se i flasin dhe “kasapi” pasi ka qenë kasap.

Kush e shikon, ose e ka parë të njoftoj familjen në këto nr telefoni, 0699928383, dhe 0696842945.

“Përshëndetje, mund të më ndihmoni pasi më ka humbur babi që në mëngjes dhe po e kërkoj ne vendet ku rri gjithmonë. Ju dërgoj dhe fotot. Mund të më ndihmoni, ju lutem?”, shkruhet në mesazhin e vajzës së tij. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd