Transmetuar më 28-12-2017, 18:11

Vendi ynë është prekur sot nga lëkundje të forta sizmike.

Tërmeti është regjistruar meditën e kësaj të enjteje, ndërsa lëkundjet më të forta janë ndierë në Bulqizë.

Sipas insitutit ndërkombëtar të tërmeteve, raportohet se tërmeti ka qenë i magnitutës 3.3 ballë.

Mësohet se epiqendra ka qenë në Bulqizë, në afërsi të malit të Krastës.

Nuk parashikohet nëse do të ketë lëkundje të tjera në ditët në vijim. /k.k/noa.al/