Transmetuar më 28-12-2017, 09:28

Me paruke në kokë dhe me thikë në dorë, tre persona shokë me njeri tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur një banesë në Divjakë.

Ngjarja ka ndodhur natën mes të mërkurës dhe të enjtes, ku nga hetimet e policisë u bë arrestimi i autorëve të dyshuar.

Olsi Janko, 29 vjeç, Serxhio Duda, 19 vjeç dhe Regist Vodo, 19 vjeç, që të tre banues në Divjakë, akuzohen se gjatë natës në Divjakë, kanë vjedhur banesën e shtetasit A.Z., 62 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 orë të vjedhura, 4 celularë, një palë paruke, një kapuç, dhe një thikë.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim për të zbuluar ngjarje të tjera ku mund të jenë përfshirë.

Ndërkohë në ngarkim të tyre materialet i kaluan Prokurorisë së Lushnjes për veprën penale “Vjedhje”. /a.y/noa.al