Transmetuar më 28-12-2017, 09:15

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka publikuar në rrjetet sociale një album fotografik si dëshmi të mjerimit me të cilil përballen banorët e Postribës.

Ademi ka shpërndarë ndihma për familjet në nevojë ndërsa bën një apel dhe për Kryeministrin Edi Rama.

“Në Postribë, me familjet në veshtirësi ekstreme ekonomike, duke u munduar që ky fundvit të jetë sadopak ndryshe. Dhimbja është e madhe, në pamundësi për të siguruar bukën e përditshme, pa një ditë të nesërme. Ushqimi që arrijmë të sigurojmë gjatë vitit nuk mjafton! Realitet i dhimbshëm… paraplegjikë, të verbër, të pa mundur, të lodhur nga jeta… varfni”, shkruan Ademi në Facebook.

Ajo shton se shpreson që ndokush nga qeveria të lexojë e të shohë, “E vërteta flet! Mjafton me lexu e me pa!”

Kryebashkiakja e Shkodrës duke shigjetuar kreun e qeverisë Edi Rama thotë, “Minimalisht, të na japin mundësinë t’i akordojmë ndihmën e duhur ekonomike. Është e lehtë zgjidhja! Me shumicën e votave në parlament ndryshohet ai ligj çnjerëzor që ia ka hequr e nuk ua jep këtë të drejtë!” /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd