Transmetuar më 28-12-2017, 07:43







Këngëtarja Zaimina Vasjari për një muaj pritet të bëhet nënë për herë të parë, ndërsa është në pritje të një vajze.
Por mbrëmjen e djeshme ajo ka qenë e pranishme në ditëlindjen e mikeshës së saj, ish-banores së Big Brother, aktualisht e angazhuar si modele, Françeska Jaçe.
Ndërsa Françeska ka pozuar pranë tavolinës ku kishte mbledhur miqtë e saj, vëmendjen ia mori Zai, e cila paralelisht bënte fotografi.
Por ajo që binte në sy ishte barku i saj i rrumbullakosur dukshëm, i cili dukej lehtësisht nën fustanin e bardhë.
Zaimina është e fejuar me një biznesmen në Tiranë, i cili merret me një sërë sipërmarrjesh dhe lidhja e tyre shumë vjeçare, tashmë po kurorëzohet me vogëlushen të cilën kanë zbuluar se do e quajnë Khloe. /a.y/noa.al