Transmetuar më 27-12-2017, 18:51

Kantautori i njohur Redon Makashi nuk i ka kursyer akuzat ndaj festivalit të RTSH-së. I ftuar në “Pasdite në Top Channel”, kantautori nuk e fshehu zhgënjimin që doli pa çmim nga festivali.

Redon Makashi rrëfeu zhgënjimin që pësoi nga festivali i këngës në studion e “Pasdite në Top Channel”.

“Kisha thënë që nuk do të merrja pjesë, por Elton Deda ma prishi mendjen”, tha Redon Makashi.

Madje ai shkoi më tej kur tha se edhe fituesi i këtij festivali ishte i paracaktuar.

 “Çmimi i parë dihej. Kjo më preu. Unë dhe shumë kolegë të mi e dinin dhe kjo më preu fuqitë. Kënga fituese ishte shumë e bukur, por mirë do ishte që të mbahej e fshehtë”, deklaroi Makashi, duke saktësuar se nuk është i zhgënjyer nga juria. (e.c/noa.al)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd