Transmetuar më 27-12-2017, 14:39

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për një grua nga Shijaku, e cila vidhte bashkëshortin e saj.

Denoncimi është bërë nga vetë bashkëshorti, i cili ka thënë në polici se ngjarja ka ndodhur një javë më parë.

Burri, vendosi vetëm një ditë më parë për të denoncuar gruan e tij për veprimin e rëndë.

"Më datë 26.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen A.K, 34 vjeç, banuese në Shijak.

Kjo pasi dyshohet se bashkëshorti D.K, 34 vjeç, kallëzon se para një jave bashkëshortja, në banesë i ka vjedhur një shumë lekësh", thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit. /k.k/noa.al/