
Aksident me pasojë një person të vdekur është regjistruar ditën e djeshme në Divjakë të Lushnjes.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mërtish, Divjakë, ku Alban Pashaj duke drejtuar mjetin tip "Golf", ka aksidentuar për vdekje 49 vjeçarin Gj.P., banues në fshatin Këmishtaj, i cili udhëtonte me biçikletë.
Menjëherë pas aksidentit i plagosuri është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë si pasojë e plagëve të marra.
Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të mjetit Alban Pashaj, 32 vjeç, banues në Lushnje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor". /b.l/noa.al/