Transmetuar më 27-12-2017, 09:31

Një person ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet se goditi për shkak të detyrës inspektorin e policisë pyjore.

Mësohet se i arrestuari është identifikuar si Çlirim Çela, 41 vjeç, banues në fshatin Buzaisht.

Arrestimi i tij u bë pasi, ditën e djeshme, Çela për shkak të detyrës dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin B.R., 43 vjeç, banues në  fshatin Bishnicë, me detyrë Inspektor i Policisë Pyjore në Pogradec, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga deklarimet e marra rezulton se motivi i ngjarjes ka qenë një konflikt i çastit mes tyre, pasi Çlirim Çela është konstatuar nga inspektori i Policisë Pyjore, me një mjet tip “Benz” të ngarkuar me një sasi lënde dru zjarri, në afërsi të fshatit Buzaisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”. /b.l/noa.al/