Transmetuar më 26-12-2017, 18:00

Një vogëlushe vetëm 8 vjeçe ka shpëtuar jetën e motrës së saj më të vogël, kur ajo po mbytej me një copë çokollatë. 

Siç shkruan Daily Mail nëna e saj, Jackie Nelson sapo i kishte dhënë të bijës një vjeç, një pjesë të vogël çokollate para se të largohej nga vendi ku po qëndronin vajzat e saj të vogla.

Ajo dëgjoi kollitje por mendoi se s’kishte asgjë për t’u shqetësuar, derisa dëgjoi vajzën e madhe të thërriste e shqetësuar duke kërkuar ndihmë.

Jackie u kthye në katin e poshtëm pranë vajzave dhe gjeti foshnjën duke luftuar për të marrë frymë dhe motrën e saj e cila e godiste 1- vjeçare lehtas në mënyrë të përsëritur, një teknikë që kishte mësuar në televizor

Disa sekonda më vonë vogëlushja volli dhe copa e çokollatës doli nga gryka e saj duke i dhënë mundësinë që të merrte frymë lirisht.

Jackie tha se vajza e saj dëshiron të bëhet mjeke në të ardhmen, prandaj ajo ndjek shumë emisione të lidhura me mjekësinë dhe ndoshta kjo e ka bërë atë të aftë të shpëtojë jetën e motrës së vogël.