Transmetuar më 26-12-2017, 15:54



Periudha e dhjetorit është periudhë festash dhe njerëzit shkëmbejnë dhurata.
Megjithatë gjërat shpesh herë nuk shkojnë ashtu si duhet.
Një ngjarje e sikletshme ka ndodhur për një nënë në Britaninë e Madhe.
Shireen Phillips nga Devoni i Anglisë, kishte porositur përmes internetit një DVD me filmin e preferuar të bijës së saj, por në shtëpi i arriti diçka tjetër.
Me të hapur pakon, vogëlushja ka mbetur e befasuar kur ka parë 24 prezervativë.
Nëna në siklet me të bijën, megjithëse u mundua t’ia shpjegonte që kjo ishte një ngatërresë e kompanisë postare, përsëri nuk arriti ta qetësonte të voglën që nuk mori dhuratën e saj./a.k/noa.al/