Transmetuar më 26-12-2017, 11:06

Një person ndodhet në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në Lushnje.
Rreth orës 10:10, në aksin rrugor Mërtish-Grabian, 32-vjeçari A.P., banues në Lushnje, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” është përplasur me 50-vjeçarin Gj.P., banues në fshatin Këmishtaj, i cili drejtonte një biçikletë.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i biçikletës, i cili ndodhet në spitalin Lushnjes në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga ana e uniformave blu është shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit tip “Volkswagan” dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të ngjarjes. /a.y/noa.al
Foto ilustruese