
Ministria e Drejtësisë ka marrë vendimin për t’i dërguar në prokurori dy punonjës të burgut të Peqinit, të cilët i dhanë leje Artan Koçekut, ndërsa ky i fundit vrau 35-vjeçarin, Angjelin Shkami, në Shkodër.
Bëhet fjalë për punonjësit, të cilët miratuan dhënien e lejes së daljes nga burgu për Artan Koçekun.
Më 17 dhjetor, Koçeku vrau me armë zjarri pranë varrezave, 35-vjeçarin Angjeli Shkami, për shkak të një borxhi që pashlyer.
“Autori ka pas një komunikim me telefon me viktimën, dhe janë takuar tek varrezat e Stom Golemit, ku shtetasi A. K. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të Angjelin Shkamiti cili ndodhej në automjetin e tij, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme”, sqaroi policia ditën e ngjarjes.
Marrë shkas nga kjo ngjarje, ministria e Derjtësisë ka pezulluar edhe lejet e daljes për festat e fundvitit. /k.k/noa.al/