Transmetuar më 25-12-2017, 09:10

Presidenti amerikan Donald Trump, mori pjesë në meshën e Krishtlindjeve në kishën e “Palm Beach” në Florida.

Në mesnatë, Trump dhe e shoqja Melania mbërritën në kishën “Bethesda-by-the-Sea”.

Ata e ndoqën meshën në të njëjtën kishë, ku u martuan në 22 janar të vitit 2005.

Zonja e parë e SHBA, u shfaq me një fustan të zi elegant, e kapur për dore me Trump.

Pasi ndoqën meshën ata u larguan të buzëqeshur, duke përshëndetur të pranishmit. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd