Transmetuar më 24-12-2017, 07:57

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, përveçse bëhet protagonist në aktivitetet ku merr pjesë për shkak të punës, nuk mungon as në emisionet televizive.

Këtë të shtunë ai ishte i ftuar në “Xing me Ermalin”, ku u vu para një zgjedhje të vështirë.

Në rubrikën “Pyetje nga Facebooku”, një komentuese e pyet kryebashkiakun: “Kë do më shumë gruan tënde Ajolën apo Tiranën se sa herë flet për Tiranën thua që e do shumë”.

Ndonëse kjo është një pyetje e vështirë për t’u përgjigjur, Veliaj nuk e ndau dashurinë personale nga ajo profesionale dhe tha se i do të dyja pasi e do edhe punën, edhe gruan

“Janë dy dashuri të ndryshme. Ajola është dashuria ime personale, ndërsa Tirana dashuria ime profesionale. Unë dua edhe punën që bëj, edhe njeriun që e kam për të kaluar gjithë jetën”, u shpreh Veliaj.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd