Transmetuar më 23-12-2017, 15:12

Një fëmijë rreth 2 vjeç është shtypur aksidentalisht me makinë nga babai i saj. Stelios Karsas u përplas nga makina që drejtohej nga babai i tij, Stephen jashtë biznesit të familjes.

Stephen po përpiqej që të parkonte makinën në rrugën përpara dyqanit kur i dha goditjen fatale Stelios, raporton The Mirror.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Minsterley, Shrops. Pavarësisht ndihmës që mori nga mjekët djali nuk arriti të mbijetojë.

Dëshmitarët që kanë parë ngjatrjen kanë treguar se pas këtij aksidenti babai i fëmijës pësoi sulm në zemër.

“Ndërsa po përpiqej që të parkonte makinën në rrugë, ai përplasi djalin. Ai vrapoi menjëherë tek djali dhe ishte me të vërtetë tragjike”, shprehen ata.

Menjëherë në vendngjarje ka ardhur një ambulancë, por për djalin e vogël ishte tepër vonë pasi ai kishte ndërruar jetë në vend, ndërsa i ati u dërgua për mjekim të specializuar në spital pas arrestit kardiak.

Lidhur me këtë tragjedi, kisha vendase hapi dyert për t’i lejuar banorët të ndiznin një qiri në kujtesë të vogëlushit Stelios. /b.l/noa.al/