Transmetuar më 22-12-2017, 21:04
Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptarësh të trafikut të kokainës duke vënë në pranga 5 persona.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave 5 shqiptarëve u janë zbuluar dhe sekuestruar 6.3 kg kokainë.
Po ashtu janë zbuluar edhe 21 mijë euro cash, para këto që dyshohet se vijnë nga aktiviteti kriminal i shqiptarëve.
Sipas mediave italiane, shqiptarët e arrestuar janë të moshës 30-41 vjeç, ndërsa emrat e tyre nuk janë bërë publikë.
Shqiptarët mësohet se prej kohësh ishin nën vazhgimin e policisë, teksa operacioni u finalizua me sukses mëngjesin e kësaj të premte. (e.c/noa.al)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd