Për ish-Kryeministrin Sali Berisha vota e Shqipërisë në OKB, kundër rezolutës së Shteteve të Bashkuara për ta njohur Jeruzalemin si kryeqytete të Izraelit është akt antikombëtar ndaj aleatit më besnik të shqiptarëve, të cilët ai thotë se kanë luajtur rrol përcaktues në lirinë e kombit shqiptar.
Ai thotë se delegacioni i SHBA-ve ka paralajmëruar të gjitha vendet që votuan kundër rezolutës, përfshi edhe Shqipërinë.
“Ky ishte një akt madhor fondamental antikombëtar i klikës në pushtet. Shqipëria mund të ishte vendi i fundit në botë që të votonte për dënimin e Shteteve të Bashkuara. Shqiptarët kanë patur në çdo moment Shtetet e Bashkuara me një rol përcaktues për lirinë e tyre. Për çdo shqiptar që ndjehet si i tillë, Jeruzalemi i shqiptarëve është Kosova, dhe në këtë kontekst ishte fuqia udhëheqëse politike dhe fuqia ajrore e Shteteve të Bashkuara që çliruan Kosovën. Kosova do ishte sot në pushtimin serb ose do ishte ndarë, copëtuar, spastruar ose do ishte një provincë e Serbisë. Ndërhyrjat e Shteteve të Bashkuara për ekzistencën e kombit shqiptar kanë qenë vendimtare. Është një qëndrim kundër Shteteve të Bashkuara. Vota e djeshme, një votë turpi në historinë tonë.” tha Berisha në një intervistë për Tv Klan
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd