Transmetuar më 22-12-2017, 14:29

Aksident me pasojë plagosjen e dy personave është regjistruar mesditën e sotme në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:10, ku në bulevardin “Zhan D’Ark”, te ish-ATSH-ja, mjeti me targë AA 280 OV, me drejtues Asllan Hoti, ka humbur kontrollin dhe si pasojë, ka aksidentuar 2 këmbësoret shtetasen Sh. D., 61 vjeçe dhe A.P., 68 vjeçe
Menjëherë pas aksidentit të moshuarat janë transportuar për ndihmë mjeksore në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të mjetit dhe e kanë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Edhe grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të plota të aksidentit. /b.l/noa.al/