
Një ngjarje krejt e çuditshme ka ndodhur në Moskë në kryeqytetin e Rusisë ku gjatë stërvitjes në orën e fiskulturës diçka krejt e papritur ka ndodhur me një nxënës.
Mësuesja e fiskulturës është filmuar nga kamerat e sigurisë në prani të nxënësit të saj i cili ka tentuar të bëj një salto në tapet duke thyer qafën.
Nga pamjet është identifikuar se studenti i quajtur Alexandër ka tentuar të bëj një salto në tapetin e stërvitjes po pasojat kanë qenë vërtet fatale.
Derisa shokët e klasës po e shikonin, Alexandër nuk arriti ta bëjë salton dhe përfundoi duke e përplasur kokën në dyshek, veprim ky që i kushtoi një lëndim të rëndë trupor.
Mjekët kanë arritur t’ia shpëtojnë nervin e dëmtuar në boshtin kurrizor, dhe janë zotuar se pasi të shërohet plotësisht do të mund të vazhdojë të bëjë një jetë normale.