Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, pak ditë më parë u bë protagoniste në media, kryesisht ato online, pas publikimit të një mesazhi që ajo shkëmbente me të shoqin.
Në mesazh ajo komentonte emisionin “Opinion” dhe konkretisht gazetarin Blendi Fevziu.
Në mesazhet e shkëmbyera përdoreshin terma fyese si “plehrë”, ndërsa i shoqi e etiketon si “legen” dhe “negativ”.
Por mbrëmjen e së enjtes, e ftuar në “Debati në Channel One” ajo komentoi edhe mesazhet e dala.
“Nuk ma merrte mendja kurrë që në vitin 2017 të të përgjonin nga vrima e çelësit”, tha Felaj.
Mesazhi mes Felaj dhe të shoqit
Ermonela Felaj: Hë me se ndërhyn si plehrë ky
Ermonela Felaj: Po kur të marr fjalën do të them. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd