Transmetuar më 22-12-2017, 07:59




Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte mbrëmjen e së enjtes në një lidhje të drejtpërdrejtë nga selia e LSI-së për “360 Gradë” në Ora News.
Ajo u pyet nga gazetari Arian Çani për modelin e çizmeve që mbante veshur.
Kryemadhi nuk nguroi të tregonte markën e tyre si dhe fustanin e qepur në Shqipëri.
Çani: Çfarë çizmesh ke veshur?
Kryemadhi: Kam veshur çizme me lesh. Është shumë ftohtë. Fustani është i Enada Atnikollës çizmet janë “Aksa”.