Transmetuar më 21-12-2017, 19:12

Dy ton drogë, e llojit kanabis sativa është asgjesuar me djegie nga autoritetet italiane, në Ferrara.

Droga u kap tetorin e kaluar, dhe është djegur sot në inceneratorë të cilët u vunë në shpërbim për këtë punë.

Rreth 100 pako të mëdha marijuanë kanë përfunduar njëra pas tjetrës në incinerator, në kontrollin e rreptë të policisë së Ferrara dhe Comaçhio-s.

Mediat italiane shkruajnë se policia nuk kishte një ambient të posaçëm për sasinë e madhe të drogës së kapur, për të cilën është arrestuar një shqiptar dhe për këtë arsye, u zgjodh djegia e plotë e saj.

Tashmë, prokuroria i ka kërkuar gjykatës nisjen e procesit gjyqësor për shqiptarin Rolando Rrapaj, 19-vjeçar nga Vlora, që mediat italiane e cilësojnë si "kryeqytetin e drogës". Procesi pritet të nisë në fillim të vitit 2018. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd