Transmetuar më 21-12-2017, 16:09





Një gazetar me moshë 34-vjeçare Gumaro Perez u vra gjatë një feste që mbahej për Krishtlindje.
Ngjarja ndodhi në një shkollë fillore në Acayucan, në Veracruz të Meksikës.
Perez u vra këtë të mërkurë, teksa po merrte pjesë në festën e shkollës së të birit.
Befas vrasësi hyri në ndërtesë dhe hapi zjarr duke vrarë gazetarin.
34-vjeçari ishte kërcënuar edhe më herët me jetë dhe ndodhej me urdhër mbrojtje.
Krimi i rëndë tronditi mbarë vendin, ndërkohë që policia po heton për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al