






Mëngjesin e ftohtë të këtij dhjetori, ish-banorja e Big Brother Jona Kalemaj është bërë nënë për herë të dytë duke sjellë në jetë një vajzë.
Përmes një postimi në Instagram, Jona na ka treguar edhe vogëlushen e saj, edhe emrin që i kanë vënë. Duke qenë se jemi në muajin e festave, Jona ka zgjedhur për vajzën e saj emrin Santa. Me një poezi të shkurtër Jona i uron mirëseardhjen në jetë bukuroshes së saj.
“Mirëmëngjes e bukur botë
Mirëmëngjes i ftohti muaj
Ja ku erdha unë plot lot
Ja ku jam dhe unë mes tuaj
Botës sot ju shtova une
Kaq e vockël sa një dorë
Kam dhe emër, sot ma vunë
Është i shenjtë si ky dhjetor
Quhem SANTA, emri im
Qofsha kështu vërtet në jetë
Do e bej unë të parin urim
“Mirë se ju gjeta me shëndet”, ky është shkrimi i Jonës në Instagram. /b.l/noa.al/