Pika doganore e Qafë Thanës do të bllokohet për një orë gjatë pasdites së sotme.
Sipas Drejtorisë së Kufirit e Migracionit në Korçë, në pikën doganore të Qafë Thanës nuk do të kryhet asnjë veprim në hyrje – dalje për shkak të një proteste që do të zhvillojë opozita maqedonase.
"Më datë 21.12.2017, jemi njoftuar nga pala maqedonase, se në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, do të ndërpritet puna në hyrje dhe në dalje, nga ora 17.00 deri në orën 18.00, për shkak të një proteste të opozitës maqedonase", sqaron policia.
Kujtojmë se bllokimi i kësaj pike kufitare përkon një ditë pas vizitës së kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë në vendin tonë, Telat Xhaferri./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd