Transmetuar më 20-12-2017, 23:44


Një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministres në Britaninë e Madhe, Theresa May jep dorëheqjen.
Zëvendëskryeministri Damian Green ka dhënë dorëheqje pas akuzave për abuzim seksual.
Këto akuza janë bërë publike nga një ish-aktiviste e partisë konservatore.
“Me keqardhje të thellë dhe mirënjohje për kontributin tuaj dhënë ndër vite, po ju kërkoj të jepni dorëheqjen nga qeveria”, shkruan në një letër May drejtuar Green./a.k/noa.al/