Transmetuar më 20-12-2017, 17:27

Ish-Kryeministri Fatos Nano mesa duket ndodhet në Tiranë. Madje ai është takuar këtë të mërkurë edhe me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferri.

Ka qenë ky i fundit, që ka njoftuar takimin me ish-Kryeministrin Nano, në kuadër të vizitës së tij në Tiranë.

Fotot i ka postuar ne faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, ku njofton lidhur me takimin.

“Z. Talat Xhaferi, me delegacionin të përbërë nga Ejup Alimi, Beti Rabaxhievska Naumovska dhe Rexhep Memedi, takuan ish Kryeministrin e Shqipërisë z. Fatos Nano” shkruan ai.

Më herët Xhaferi është takuar edhe me homologun e tij Gramoz Ruçin. (e.c/noa.al)