Transmetuar më 20-12-2017, 16:30

Në “Opinion” dje debatuan për kryeprokuroren e re. Të ftuar ishin Enkelejd Alibeaj, Shkëlqim Gjata, Ermonela Felaj dhe Mustafa Nano.

Dhe tashmë nuk është më sekret, se gjatë emisionit të ftuarit komunikojnë shpesh me celular, me persona jashtë ekranit.

Por në një moment kamera ka fiksuar celularin e ish-deputetes së PS Ermonela Felaj, teksa po bisedonte në Whats App me bashkëshortin e saj Bledin.

Ajo që mund të dallohet nga biseda, është fakti se çifti po flet për moderatorin Blendi Fevziu.

Ermonela Felaj: He me se ndërhyn si plehrë ku

Ermonela Felaj: Po kur të marr fjalën do të them

Bledi: Vazhdo se Fevziu ka qenë negativ prandaj ndërhy kur të duash e merre vetë fjalën se edhe ai që drejton legen e negativ ka qenë x ket proces dhe artën në veçanti prandaj mos prit po fol kur të jetë se edhe mundësi me duket pak si kot

Ermonela Felaj: Po po

Komunikimi mes tyre më pas nuk duket. Vlen të kujtojmë se Bledar Velikaj, bashkëshorti i ish-ministres Ermonela Felaj ka qenë kohë më parë i përfshirë në një konflikt me ish-Presidentin Bujar Nishani.

Ky i fundit në nëntor të 2015-ës i mohoi atij dekretimin si Prokuror në rrethin gjyqësor Kukës.

Ndërkohë që fotografitë e momentit të bisedës, janë botuar nga Gazeta Shqiptare. (e.c/noa.al)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd