

Pas kërkesës së Partisë Socialiste ditën e sotme për përjashtimin nga Kuvendi për 10 deputetët e opozitës pas protestës së dy ditëve më parë, mësohet se edhe PD ka depozituar në prokurori një padi për kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi si dhe për punonjësit e gardës dhe të policisë.
Kallëzimi ndaj kreut të kuvendit dhe punonjësve të gardës dhe policisë është bërë për akuzën “shpërdorim detyre” si dhe “ushtrim dhune ndaj deputetëve të PD”.
Kujtojmë se zgjedhja e kryeprokurores së përkohshme Arta Marku vetëm me votat e mazhorancës u shoqërua me tensione dhe përplasje në Kuvend mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, ndërsa nuk munguan edhe tymueset.
Më herët ishte PS që i kërkoi Kuvendit përjashtimin e deputetëve të opozitës për hedhjen e tymueseve në sallën e Kuvendit.
Deputetët e proceduar nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Itegrim janë: 1-Monika Kryemadhi; 2-Kejdi Mehmetaj; 3-Florida Kërpaçi; 4-Endrit Brahimllari.
Nga Partia Demokratike: 1-Ervin Salianji; 2-Flamur Noka; 3-Genti Strazimiri; 4-Klevis Balliu; 5-Grida Duma; 6-Edi Paloka. /b.l/noa.al/