Transmetuar më 20-12-2017, 12:49
Pas takimit 1 orësh në selinë blu me kryedemokratin Lulzim Basha, ambasadori amerikan Donald Lu është drejtuar për tek zyrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Kreu i diplomacisë amerikane në vendin tonë ka nisur një takim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi prej orës 12:30.
Në këto takime me krerët e opozitës dhe ambasadorit Lu besohet se është diskutuar për situatën e fundit politike në vend dhe për hapat që do të ndërmarrë opozita në janar.
Ambasada Amerikane reagoi menjëherë pas protestës së opozitës më 18 dhjetor brenda dhe jashtë parlamentit dhe dënoi dhunën. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd