Viteve të fundit janë shtuar gjithnjë e më shumë rastet ku persona të ndryshëm synojnë të krijojnë gjëra unike.
Surpriza më e fundit ka të bëjë me një fustan nusërie të krijuar nga kompania “Dynamic Project”, në qytetin e Cudry në Francë.
Fustani u krijua me ndihmën e 15 vullnetarëve dhe për përfundimin e tij u deshën dy muaj punë.
Gjithçka pasi pjesa e gjatë në formë bishti pas tij u krijua pjesë pjesë dhe më pas u bashkua në një të tërë.
Gjatësia e këtij fustani është aq e madhe sa që mund të mbulojë edhe malin më të lartë në botë, Everest.
Bëhet fjalë për 8.095.40 metër gjatësi, çka ka bërë që pamjet e këtij fustani të bëjnë bujë në gjithë botën. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd