Transmetuar më 19-12-2017, 17:40

Ky burrë i martuar bëri plot 1,142 kilometra për të takuar një grua që e kishte njohur në internet. Por ajo që nuk priste, ishte që në vend të saj, të takonte bashkëshortin dhe shokët e tij.

Burri i identifikuar vetëm me emrin Liu u rrah në publik në Fuyuan të Kinës dhe ky moment u filmua nga kalimtarë të rastit të cilët kanë parë të gjithë skenën.

Sipas të përditshmes “Metro” ai kishte udhëtuar nga Kina qendrore për në jugperëndim të vendit, në provincën e Yunnan, për tu takuar me Duan, një grua që e kishte njohur në rrjetet sociale.

Në videon e publikuar nga mediat tregohet momenti kur Liu mbahet ndaj një peme dhe goditet me rripa.

Ky turpërim publik i pa nha një turmë njerëzish të cilët nuk bënë asgjë për ta ndihmuar. Dyshohet se bashkëshorti kishte kontrolluar faqen e gruas në internet dhe kishte nuhatur tradhëtinë  e saj.