Transmetuar më 19-12-2017, 09:59

Punëtorët e uzinës së naftës në Ballsh kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm, për shkak të mbylljes së përkohshme të punës dhe mos dhënies së pagesës.

Bëhet e ditur se për shkak të një avarie të ndodhur në uzinë, dy javë më parë u plagos një punonjës dhe nisur nga kjo situatë, u pezullua puna, deri në momentin që do të përfundojë remonti i repartit të Koksit.

Punëtorët kërkojnë që të paguhen edhe për këtë muaj, duke kërkuar që të ndërhyhet në kohë për riparimin e defektit,

Kamber Iljazi në cilësinë e kreut të sindikatës së punonjësve të uzinës kërkon që shteti të marrë masa, “Do të përshkallëzojmë protestat nëse nuk merren masa. Po kështu, nëse nuk na japin pagesën do t’i vëmë flakën uzinës”. /a.y/noa.al